Kjo letër e Elvis Naçit emocionon bashkëshortén,Do mbeteni pa fjalë qka i thotë..

Elvis Naçi i dedikon letër emocionuese bashkëshortes: Ti je zbukurim i jetës për mua

Elvis Naçi i ka dërguar një letër publikisht bashkëshortes,përmes së cilës ai shprehte dashurinë e madhe për Fatmën, por nënkuptonte në të njëjtën kohë edhe sakrificat e shumta që së bashku kanë kaluar.

Fatma ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe gra” ku iu lexua edhe letra.

“Pas humbjes së fëmijës së parë, nuk kisha shumë shpresa se mund të bëhesha prapë nënë; vetëm 50% më thanë doktorët. I lutesha Zotit, çdo ditë. Më pas pashë një ëndërr, dhe ndodhi mrekullia“- u shpreh Fatma.

Letra

E dashur Fatma

Është e vështirë që vetëm në një letër të rrëfej atë që më thotë zemra. Por për pak çaste me zemër në duar po kujtoj se sa e veçantë je ti për mua, për familjen, për fëmijët.

Studimet thonë se dashuria zbehet pas 7 vitesh, 10 vitesh apo 15 vitesh… Ne i kemi rrëzuar këto sondazhe, jemi të lumtur bashkë prej 20 vitesh.

Është e vërtetë, ti je zbukurim i jetës për mua dhe unë e di se po ashtu jam zbukurimi i jetës për ty. Pika jote e fortë është sinqeriteti… Dhe defekti yt më i madh është që:

Punon më shumë se duhet, edhe për mua bën më shumë se duhet… Shpenzon në çdo projekt më shumë energji se duhet…

Sa herë shoh djalin tonë Firdeus, të shikoj ty, sa shumë të ngjan, sa shumë lumturi na ka sjellë… Por nuk duhet të mërzitesh sepse Ejmeni dhe Asja më ngjajnë mua… Kanë tiparet e mia fizike por të ngjajnë po aq shumë edhe ty, në karakter…

Datën 20 mars nuk e harroj, as aromën që merr shtëpia sa herë ti bën biskota për ne. Pa përtuar, me pak harxh, miell, gjalp e sheqer ëmbëlton të tërë anëtarët e familjes.

Kemi kaluar momente të vështira, kemi pasur humbje, kemi derdhur edhe lot, por në fund unë të kam qendruar dhe do të qëndroj gjithmonë besnik.

E veçanta është që në miliarda njerëz në tokë Zoti na bashkoi te dyve. Besoj se edhe kur të udhëtojmë në botën tjetër do të jemi përsëri bashkë.

P.S.
E di që kjo letër po lexohet në një grup grash të nderuara prandaj për të gjitha ju dhe publikut doja t’ju kujtoja se:

“Zoti ju krijoi në çift dhe krijoi ndërmjet çiftit dashuri dhe mëshirë, respekt, harmoni dhe paqe”…

Related Posts

Most People Don’t Realize What a Mouth Piercing Reveals About Someone

Mouth piercings are often seen as bold fashion choices, but they can also represent deeper qualities such as confidence, creativity, and individuality. Whether placed on the lip,…

Why You Might Wake Up with a Pale, Numb Finger

Waking up and noticing that one finger has turned pale, white, or numb can feel frightening, but in many cases it is a temporary reaction caused by…

Meaning Behind One of History’s Oldest Hand Gestures

Throughout history, people have used hand gestures to communicate emotions, warnings, and messages without saying a word. One of the oldest examples is the “fig” gesture —…

What’s the Purpose of the Fabric Strip Across Hotel Beds?

You may have noticed a long strip of fabric placed across the bottom of hotel beds. Often ignored or moved aside, this piece—known as a bed runner,…

Your Ideal Country Retreat Awaits at 680

Away from the noise of everyday life, this secluded 1.5-acre property offers a peaceful escape surrounded by nature. With mature trees, open spaces, and a gentle creek…

Why Prominent Hand Veins Are Often Harmless Physical Traits

Seeing prominent veins on the hands can surprise many people, especially as they become more noticeable with age or changes in lifestyle. However, in most cases, visible…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *